Ka përfunduar operacioni antikanabis në njësinë administrative “Shosh” ku jane gjetur 231 parcela me 33.480 bime narkotike te asgjesuara dhe janë shpallur në kërkim dy shtetas për kultivim të bimëve narkotike. Ndërkohë gjatë një prononcimi për media Drejtori i Hetimit dhe të Parandalimit të Krimit në Policinë e Shetit, Skënder Kalemi, kultivuesit e vërtetë të kanabisit ndodhen në zonat urbane ndërsa punëtorët që prashisin parcelat me kanabis janë nga zona e Dukagjinit.
Kalemi nuk ka përjashtuar edhe masat në përfundim të hetimeve ndaj përfaqësuesve të pushteti lokal, të cilët nuk kanë bashkëpunuar me policinë ne evidentimin e parcelavetë kanabisit. Operacioni antikanabis në Dukagjin ka patur të angazhuar 450 forcat policore dhe 70 automjete. Ajo që duhet thënë është fakti se ndryshe nga një vit më parë, gjatë këtij operacioni në Dukagjin nuk ka patur asnjë përplasje mes Policisë e kultivuesve të kanabisit.