450 forca policore dhe mbi 70 mjete të mbështetura dhe nga helikopterë që monitorojnë zonën nga ajri, aknë zbarkuar sërish në Dukagjin. Policia ka lëvizur në orët e para të mengjesit së ditës së martë duke rifilluar sërish një super operiacion për eleminimin e bimëve narkotike. Siç mësohet në operacion marrin pjesë efektivë të RENEA-as e FNSH-së si dhe punonjës të Drejtorisë së Policisë së Shkodrës.

Në operacion është duke marrë pjesë edhe Drejtori i FLO, Drejtori i Krimeve dhe Drejtori i Policise Shkodër. Siç bëhet e ditur operacioni i koduar “Brashta” do të shtrihet me kontrolle të rrepta në fshatrat Ndreaj, Brashtë, Pylaj, Bob, Vuksanaj dhe Breg Lumi ku mendohet se në total janë kultivuar mbi 200 parcela me kanabis.Ky është operacioni i dytë i madh kundër kultivimit të kanabisit që zhvillohet në zonën e Dukagjinit. Në operacioni që nisi në të njëjtën periudhë një vit më parë u qëllua ndaj helikopterit të ushtrisë të cilin policia e kishte marrë nën përdorim. Mbi 100.000 rrënjë kanabis u asgjësuan vitin e kaluar gjatë operacionit që zgjati për disa ditë në zonën veriore të Shqipërisë, e cila është konsideruar në 2014-ën si zona e dytë pas Lazaratit për kultivimin e kanabisit. 

Artikulli paraprakBIEN INVESTIMET, QEVERIA UL INVESTIMET ME 20% PËR 7-MUJORIN
Artikulli tjetërASNJË MASË PËR GURIN E SHEMBUR NGA KALAJA “ROZAFA”