Policia e Shtetit është duke aksionin antikanabis në ditën e dytë në zonën e Dukagjinit. Dukagjinit. Në këtë operacion po marrin pjesë më shumë se 450 efektivë policie me 70 automjete. Në operacionin e djeshëm që zgjati rreth 12 orë u asgjësuan 150 parcela me 18 mijë bimë narkotike kanabis sativa.  Operacioni është ndjekur nga afër nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe zv/drejtori Altin Qato. Gjithashtu, ky operacion u shtri në disa zona. Ky është operacioni i dytë i madh kundër kultivimit të kanabisit që zhvillohet në zonën e Dukagjinit.

Operacioni i koduar “Brashta” nisi mëngjesin e ditës së martë në Dukagjin, nga Policia e Shtetit. Burime nga policia thanë se kjo zonë është monitoruar nga ajri dhe sajë kësaj autoritetet policore thonë se kanë bërë çdo përllogaritje të nevojshme për të shkatërruar edhe parcelën më të vogël në këtë zonë. Ky operacion antikanabis po zhvillohet pranë fshatrave Ndreaj, Brashtë, Pylaj, Bob, Vuksanaj dhe Breg Lumi në zonën e Dukagjinit. Sipas një njoftimi zyrtar nga Policia e Shtetit bëhet me dije se në parcelat e shkatërruara ndodheshin nga 40 deri në 200 bimë narkotike të llojit kanabis sativa. Gjithashtu, u raportua se bimët variojnë nga 60 centimetra deri në 240 centimetra lartësi. Sipas policisë, nuk asnjë person të arrestuar, por grupet hetimore po vijojnë punën për sekuestrimin e çdo prove materiale në parcela me qëllim dokumentimin me prova ligjore për të bërë të mundur evidentimin dhe kapjen e autorëve. Bëhet e ditur se në pronën e Dede Mësheqaj, 50 vjeç, u gjetën 1953 rrënjë të kultivuara, ndërsa në banesë iu gjetën municione luftarake. Mësheqaj është shpallur në kërkim prej policisë.  

Artikulli paraprakOperacion i madh anticanabis. Operacioni i koduar Brashta
Artikulli tjetërBOMBA NË BANGKOK ATENTATORI, PJESË E NJË RRJETI TË MADH