Ka më shumë se dy dekada që si pushteti vendor por edhe qendror nuk kanë investuar në këtë zonë me një potencial dhe resurse të vecanta natyrore.Anëtari i Shoqatës Dukagjini Gjon Gila thekson se banorët duhet nënshkruajnë një peticion e t’ia dërgojnë qeverisë.
Ndërkohë Gila thotë se i është premtuar nga ambasadorja e BE-së , Romana Vlahutin se komunitetit Europian do të kontribuojë qoftë me fonde por edhe me lobime të ndryshme për ta kthyer Dukagjinin në një mundësi të jashtëzakonshme për turizmin elitar.
Futja e kësaj zone si destinacion turistik në tregun kombëtar dhe atë ndërkombëtar, përmes promovimit të resurseve natyrore, historike dhe kulturore, do të ndikoje ndjeshëm në të ardhurat në industrinë e turizmit përmes turizmit mbështetës, zgjatjen e sezonit turistik, rritjen e tregut të turizmit.
Përmirësimin e imazhit të kësaj zone, të Qarkut Shkodër dhe të Shqipërisë në përgjithësi. Mbrojtjen dhe ruajtjen e biodiversitetit dhe të zonave të trashëgimisë kulturore. Hapjen e vendeve të reja të punës nga zhvillimi i turizmit dhe ekoturizmit në komunitetin local.