Banorët e tri njësive të Dukagjinit në Shkodër protestuan për rrugën nga Prekali në Bregu Lumit, e cilësuar si rruga e vdekjes për shkak se janë mbi 60 jetë njerëzish të humbura aty. Roza Pjetri thuajse në 45 vite ka humbur shtatë anëtarë të familjes.
Protesta për rrugën e Dukagjinit nisi në sheshin përpara bashkisë Shkodër dhe më pas u zhvendos pranë prefekturës së qarkut Shkodër. Në emër të banorëve të Dukagjinit, Luigj Mila kërkoi që institucionet të rikonstruktojnë atë rrugë.
Dëmet ekonomike në bujtina dhe banorët nga mungesa e rrugës dhe shpopullimi në tri njësitë e Dukagjinit janë problemet kryesore.
Rruga e Dukagjinit prej më shumë se 30 vitesh ndodhet e amortizuar dhe shpesh herë gjatë dimrit bllokohet nga bora duke lënë të izoluar qindra banorë si dhe duke sjellë një humbje të madhe për ata familje që jetojnë me turizmin dhe një pjesë tjetër duke i detyruar të largohen.