Dy persona i kanë dhënë fund jetës dhe rastet janë shënuar në qytetin e Durrësit.

Një grua është vetëvarur dhe kjo ka ndodhur për shkak të gjëndjes së rënduar psikologjike dhe një tjetër është vetëhelmuar me fostoksinë. Ditën e djeshme, rreth orës 10:40, shtetasja F.C., 46 vjeçe është dërguar në spital në gjendje të rëndë. Ajo ka ndërruar jetë pas mbërritjes atje. Sipas Policisë, F.C., kishte varur veten në banesën e saj në Fllakë. Nga hetimet e kryera, rezulton se shkak ka qenë gjendja e rënduar psikologjike. Po kështu, një i ri 26 vjeçar i ka dhënë fund jetës po në Durrës, duke u vetëhelmuar me fostoksinë. Ai ka ndërruar jetë në Spitalin Nënë Tereza. Shtetasi D.D., 26 vjeç, mësohet se vuante prej kohësh nga depresioni.

Artikulli paraprak“JO PRANGAVE” MJEKËT SËRISH NË PROTESTË
Artikulli tjetërSHQIPTARI ME GRUAN ITALIANE VJEDHIN TË MOSHUARIN. E DROGUAN DHE I MORËN 100 MIJË EURO