Dy persona në Durrës kërcënojnë se do të vetëvriten duke u hedhur nga pallati.
Ngjarja po ndodh në lagjen 11 të qytetit. Shkak është bërë kthimi i banesave të tyre tek ish-pronarët. Përmbarimi u ka kërkuar 2 familjeve të dalin nga banesat dhe t’ua kthejnë ish-pronarëve. Por banorët pretendojnë që dokumentacioni është fals dhe nxjerrja e tyre nga banesa është e paligjshme.