Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e 4 prillit në qytetin e Durrësit. Nga informacionet e para nipi ka vrarë gjyshen, më pas i ka dhënë fund jetës së tij. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Muzeut të Dëshmorëve, në lagjen 7 të qytetit të Durrësit, e njohur si lagjia e re.