Situata në Durrës paraqitet tepër e rënduar. Kur kanë kaluar 3 ditë nga tërmeti që u mori jetën shumë personave, operacionet për shpëtimin e disa personave të tjerë nën rrënoja vazhdojnë akoma. Rrugët e braktisura kanë marrë pamje të frikshme,

pasi pjesa më e madhe e banoërve janë larguar në kërkim të zonave më të sigurta. Fare pranë ndërtesave të shembura gjenden pallate të shumta të cilat tashmë janë klasifikuar të pabanueshme për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar.

Qetësia në rrugët e qytetit të Durrësit të përqeth trupin. Lëvizjet më të shpeshta janë nga specialistët e operacioneve të shpëtimit dhe rrallë nga ndonjë banorë I zonës.

Shkallë të shembura, dritare të thyera, pallate të fundosura 2 kate nën dhe. Është kjo pamja që të ofrohet në natën e dytë pas tërmetit në Durrës.

Artikulli paraprakTHUMANA NË VAJ! I JEPET LAMTUMIRA E FUNDIT 2 FAMILJEVE QË U SHUAN NËN RRËNOJA, EDHE RAMA NË VARRIM
Artikulli tjetërZJARRËFIKËSI SERB PËR STAR PLUS, TËRMETI NA BASHKOI