Që prej orës 17:30, u luajt  në stadiumin “Niko Doavana” të Durrësit ndeshja midis skuadrave Tetuta dhe Vllaznia.

Skuardra shkodrane shpresoi të merrte një rezultat pozitiv, pasi kjo ndeshje do të vendoste shumë edhe në luftën për mbijetesë.

Pavarësisht përpjekjeve, 45 minutat e para nuk kanë sjellë ndryshim rezultati.

Durrsakët dhe shkodranët paten disa raste shënimi, të cilat nuk u konkretizuan.

Sytë e të gjithve mbeten tek 45 minutat e dyta.

Në minutën e 53-të të ndeshjes, Ndriçim Shtubina ndëshkohet me karton të kuq, duke e lënë skuadren shkodrane me dhjetë lojtarë.

Largimin e Shtubinës nga loja durrësaket e shfrytëzojnë mjaft mirë, pasi më pas shënojnë gol në minutën e 57-të.

Ky gol u ka mjaftuar durrsakëve për ta fituar këtë ndeshje. Tashmë gjërat tek kampi kuqeblu, vështirësohen së tepërmi.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakSHPËRTHIM I FUQISHËM NË ANKARA
Artikulli tjetërKUKËSI SHPALLET KAMPION I SHQIPËRISË PËR HERË TË PARË NË HISTORI