DVP Shkodër

Kontrolle intensive në të gjitha akset e qarkut, duke përdorur mjetet inteligjente, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.

Kontrollet intensive, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës. Gjatë një jave:

✅100 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalim të gabuar;

✅32 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;

✅22 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

✅109 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për pushim mjeti, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;

✅9 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;

Policia e Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

#udhëtonimejetënnëmendje 🛣️🚘
#zbatonirregullateqarkullimitrrugor✅⚠️
#vendosnirripinesigurimit✅
#respektonikëmbësorët 🚶🚸
#STOP ❌shpejtësisë ❌alkoolit❌celularitgjatedrejtimitteautomjetit🚘

Artikulli paraprakSPAHIA TAKIM ME BANORËT E RAJONIT NR. 3
Artikulli tjetërSONTE GJYSMËFINALJA E PARË E EUROVISIONIT, 10 SHTETE DO TË KUALIFIKOHEN NË FINALEN E MADHE!