Gjermani, 2 adoleshentë arrestohen për planifikimin e sulmit terrorist
Policia e Gjermanisë arrestoi dy adoleshentë për thurjen e një komploti për një sulm terrorist islamik. Dy djemtë e moshës 15 dhe 17 vjeç janë të dyshuar për organizimin e një bombardimi ose të shtëna me armë zjarri. Sipas policisë, ata ishin duke e planifikuar të bënin këtë në një ndërtesë publike, në qytetin Aschaffenburg. Njëri nga të dyshuarit u kap në Aschaffenburg, Bavari, ndërsa tjetri në Mannheim. Plani i tyre dështoi në sajë të mbikqyrjes së policisë, e cila u konfiskoi atyre: progapandë islamike, flamuj të ISIS dhe pajisje elektronike. Por ajo nuk përjashton mundësinë se dyshja e të dyshuarve mund të jetë e sëmurë mendërisht.