Dy aksidente janë regjistruar ne harkun kohor te dy orëve ne rrugët e Qarkut të Shkodrës.
Aksidenti i parë është regjistruar prane harkut te Berdicës ne Shkodër, ku nje automjet ka perplasur per vdekje një kembesor ne segmentin rrugor, nga Shkodra ne drejtim te Melgushës ne Shkodër, duke e lëne të vdekur ne vend te aksidentuarin I cili ende nuk është identifikuar nga ana e uniformave te policisë së Shkodres. Blute e Shkodrës jane vene ne ndjekje te autorit te kësaj ngjarje , pasi askush nuk eshte ndalur ne momentin e aksidentit, por automjeti I cili dyshohet te jete një kamion, është larguar nga vendngjarja. Aksidenti I dyte është regjistruar rreth ores 19:30, ne aksin rrugor, Koplik – Bajze ne rrethin e Malesise se Madhe ne Qarkun e Shkodres. Ne kete automjet jane përfshire dy mjete, nje autoveture ëolsvagen me një tricikel, ku per pasoje ka mbetur I dëmtuar rende shtetasi Ndue Shortia, 50 vjec I cili ka marre plage te renda. Menjehere ne vendin e ngjarjes kane mberritur efektiv te policise te cilet po bejne hetimin e plote te rrethanave te kësaj ngjarje te rende.