Dy persona mbeten te plagosur në dy aksidente të ndodhura mbrëmjen e së hënës në Lezhë dhe Kurbin. Sipas policise rreth ores 20 e 3 minuta në hyrje të Shëngjinit shtetasi J. H., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me një automjet të parkuar dhe me pas makina që ai drejtonte u përmbys në mes të rruges.

Për pasoje drejtuesi i automjetit shtetasi J. H., mbeti i plagosur dhe u transportua me urgjence në spital, për ndihmë mjekësore, ku fatmiresisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pak minuta më vonë një tjeter aksident u regjistrua në autostraden Milot-Mamurras, pranë fshatit Gjorm të Kurbinit.Pesë automjete u përfshinë në këtë aksident, ku për pasojë është plagosur njëri nga drejtuesit dhe eshte derguar per ndihme mjekesore me Spital. Policia e cila ka mberritur menjehere ne vendin e ngjarjes po heton shkaqet dhe rrethanat e ketyre dy aksidenteve.

Artikulli paraprakKOMBËTARJA NË “STAR SPORT”
Artikulli tjetër“PËR NE SHQIPTARËT NUK KA PLAN B”/ HAPJA E NEGOCIATAVE ME BE, RAMA: PËR HERË TË PARË NË HISTORINË TONË HETIME TË PROFILIT TË LARTË, LUFTË KORRUPSIONIT NË ÇDO NIVEL