Aksidentet në punë vazhdojnë të regjistrojnë në Itali viktima e të plagosur rëndë. Vitit 2019 u mbyll me statistika tragjike, rreth 1000 punëtorë të mbetur viktimë gjatë orarit të punës e viti 2020 ka nisur po me episode dramatike ku janë përfshirë dhe punëtorë shqiptarë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë regjistruar 2 aksidentet në punë që kanë plagosur rëndë dy punëtorë emigrantë shqiptarë.

Rreth orës 10.45 të ditës së sotme një emigrant shqiptarë 48 vjeç është rrëzuar nga skela në lartësi 5 metra e një kantieri ndërtimi, gjatë punimeve në një pallat në qëndër të Milanos.

Shqiptari ndodhet në gjëndje kritike për jetën e po kurohet në spitalin Niguarda të qytetit, Autoritetet kanë hapur një proces hetimor për të zbardhur dinamikën e këtij aksidenti në punë.

Një tjetër aksident në punë është regjistruar pasditen e datës 8 janar 2020 në komunën Caresana në provincën e Vercellit në rajonin e Piemontes.

Një punëtor shqiptar 34 vjeç është rrëzuar nga një lartësi 10 metra ndërsa po punonte në catinë e një ndërtese. Ai ndodhet i shtruar në repartin e reanimacionit në spitalin lokal e gjëndja shëndetësore e tij vazhdon të jtë kritike.

Gjatë viti 2019 në Itali janë shënuar 997 viktima gjatë aksidenteve në punë e rreth 590 mijë denoncime për aksidente e dëmtime fizike gjatë aktivitetit të punës, Numri më i lartë i viktimave të punës është regjistruar në rajonin e Lombardisë.

Ndërsa gjatë 10 viteve të fundit numri i viktimave të aksidentëve të punës në Itali është rreth 17 mijë punëtorë.

Artikulli paraprakAKSIDENTI I RËNDË, HUMB JETËN 42 VJEÇARI
Artikulli tjetërDIGJET MAKINA NË NË RRUGËN NACIONALE, ISHTE PA TARGA