Një 18-vjeçar është aksidentuar pasditen e sotme në Sarandë. I riu i identifikuar si shtetasi Arbër Lybeshari po lëvizte me një motoçikletë, ku ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Turizim’, Kanali i Cukës në Sarandë ku i aksidentuari mori plagë të mëdha në trup. Pasi është trasportuar në spitalin e Sarandës për shkak të gjendjes së rëndë mjekët kanë vendosur për ta transportaur me helikopter drejt Tiranës.

Më herët aksident është regjistruar paraditen e sotme në hyrje të Sarandës, në Qafën e Gjashtës. Mjeti tip Toyota me targa greke me drejtues një 37-vjeçar ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka mbetur i dëmtuar lehtë. Policia, zjarrfikset dhe ambulanca janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes për ti arhdur në ndihmë të aksidentuarit.

Artikulli paraprakMERRET VENDIMI PËR SAIMIR TAHIRIN
Artikulli tjetërERKAND QERIMAJ MERR ZYRTARISHT MEDALJEN E BRONZIT DY VJET PAS KOMPETICIONIT