Irani ka kapur disa marinarë të SHBA pasi anijet e tyre ndaluan në Gjirin Persik, tha një zyrtar i SHBA.
Incidenti ndodhi pranë ishullit Farsi pasi një nga anijet ndeshi probleme mekanike. Fox Neës raportoi se rrjedha e ujit i ka çuar marinarët në ujrat iranianë,por nuk është konfirmuar plotësisht. Irani i ka siguruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se marinarët dhe dy anijet e vogla do i rikthehen menjëherë, raporton Associated Press.