E prekur nga përmbytjet është edhe bashkia Vau Dejës. Në njësinë administrative të Mnelës rreth 250 hektar tokë ndodhen të përmbytura. Kjo përmbytje në Vau Dejës ka ardhur kryesisht nga lumi Gjadër dhë dëmtimi që kanë pësuar dy argjinaturat, në Gjinaj dhe fshatin Mali i rrëzuar. Çarja e argjinaturave ka bërë që uji të përfundojë në tokat bujqësore thonë banorët duke dëmtuar të mbjellat që kanë.

Banorët në Mnelë thonë që dy argjinaturat rrezikojnë të shemben plotësisht nga uji i lumit Gjadër ndaj kërkojnë sa më parë një ndërhyrje.

Ndërkohë edhe disa zona të Vau Dejësit kanë probleme me furnizimin me energji elektrike herë pas here për shkak të temperaturave të ulëta. Edhe atje grupet e OSHEE janë në terren për riparimin e defekteve.

 

Artikulli paraprakARRSH: RRUGA BOGË-THETH E BLLOKUAR NGA ORTEQET E BORËS
Artikulli tjetërMASSAFRA: TË PËRMIRËSOJMË BASHKËJETESËN MES KOMBEVE