Dy banesa janë përfshirë nga flakët në fshatin Gëziq, në Mirditë.
Shkak për rënien e zjarrit dyshohet një problem elektrik, pasi rrjeti ka qenë tejet i amortizuar.
Zjarrëfikëset kanë shkuar me shpejtësi në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur lokalizimin e flakëve dhe pa shkaktuar dëme në banesat përreth.