Dy lezhjane do te luftojne per titujt WBO dhe IBO, duke sjelle per here te pare ne kete qytet duelet e boksit profesionist. Vellezerit Roberto dhe Amarildo Bakaj do te synojne kete te diele ne oren 19:00, ne arenen e ngritur ne stadiumin Besëlidhja te Lezhes te bejne histori edhe per vete qytetin e Lezhes. Amarildo me 10 fitore dhe asnje humbje, që i përket peshës deri në 80 kg, do të boksojë përballë rivalit të tij Mbanuku qe edhe ai me 11 fitore nuk njeh asnje humbje, për titullin “WBO WORLD CHAMPION TITLE, ndersa i vellai, Roberti qe gjithashtu ka 10 fitore pas asnje humbje, do te ndeshet me kundershtarin e tij Riascos qe ka regjistruar 14 fitore dhe vetem 2 humbje, ndeshje kjo e peshes 90 kg e vlefshme per “IBO CONTINENTAL TITLE”. Ata jane paraqitur mbremjen e te shtunes ne skenen e ngritur ne sheshin Gjergj Kastrioti te Lezhes per peshimet dhe konferencen per shtyp, ndersa kane bere te ditur se do te japin gjithcka qe titujt te jene pjese e historise se per kete qytet pasi kane pritur prej vitesh nje moment te tille.

I gjithe qyteti i Lezhes eshte ne pritje te ketyre dy ndeshjeve te rendesishme pasi do te flitet per kete sport qe prej vitesh i ka dhene boksit emra te njohur ne arena kombetare dhe nderkombetare.

Artikulli paraprakGJASHTË GOLA NË MIQËSOREN VLLAZNIA-TEUTA
Artikulli tjetërREFORMA E UJIT, TASK FORCA NË TERREN PËR DEBITË