Këtë fundjavë do të zhvillohet turneu ndërkombëtarë “Adem Jashari” në Kosovë ku do të marrin pjesë edhe dy boksierët shkodran Arion Kajoshi dhe Krenar Zeneli.

Dy përfaqësuesit e Vllaznisë kanë kohë që përgatiten për këtë aktivitet teksa nuk e kanë ndërprerë për asnjë moment stërvitjen që prej përfundimit të kampionatit kombëtar kur të dy u shpallën kampionë të vendit. Forma sportive duket shumë e mirë dhe trajneri Zef Gjoni beson tek suksesi i tyre edhe në “Adem Jashari”. Ekipi niset të premten drejt Kosovës Objektivi i boksierëve është fitimi i 2-3 medaljeve të arta në këtë turne ku edhe sivjet do të marrin pjesë boksierë nga disa vende të Rajonit.

Ndërkohë dy boksierët Krenar Zeneli dhe Arion Kajoshi synojnë të marrin pjesë edhe në “Gongun e Artë” kompeticion ky që do të zhvillohet javën e ardhshme në Shkup të Maqedonisë. Trajneri i kuqebluve ka shumë besim në aftësitë dhe përgatitjen fizike të dy boksierëve të tij ku ndër të tjera është shprehur se janë dy elementë me të cilët vendi ynë besoj se do të përfaqësohet edhe në Lojërat Mesdhetare të vitit të ardhshëm.

Artikulli paraprakTË SHTUNËN VLLAZNIA PRET NË SHKODËR KAMZA BASKET
Artikulli tjetërFSHF: “RESHIT RUSI” NUK PLOTËSON KRITERET