Dy persona kanë rënë në pranga të policisë për ushtrim dhune në familje.
Specialistët për hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin Amarildo K., 32 vjeç, banues në Fier. “Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në Spitalin Rajonal Fier, pasi e ka përndjekur, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish bashkëjetueses 16 vjeçare, dhe sipas kallzimit të saj, ai ka ushtruar dhunë edhe herë të tjera”informon policia. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Përndjekja” dhe “Dhunë në familje”.
Sakaq policia e Lushnjes vuri në pranga Blerim Çilin, 36 vjeç, banues në fshatin Golem i Madh. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe ka nxjerrë forcërisht nga banesa në sy të fëmijëve, bashkëshorten e tij, shtetasen B.Ç, 31 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”.