Komisioni Qëndror I Zgjedhjeve ka dhënë sot vendimet në lidhje me denoncimet e Organizatës Qendresa qytetare për ndërhyrjet në zgjedhjet e pjeshme vendore të zhvilluara me 6 mars 2022 në bashkinë Shkodër. Kreu I KQZ Ilirjan Celibashi tha se nuk janë gjetur shkelje në lidhje me denoncimin se me datë 10.02.2022, në fshatin Obot, Drejtori i Agjencisë Kombëtare së Mbrojtjes Civile, z. Haki Cako, së bashku me kandidaten e Partisë Socialiste për Krytare e Bashkisë Shkodër, Znj. Majlinda Angoni kanë vizituar familjen Gocaj, duke premtuar përvec ndihmave materiale dhe nisjen e procedurave për ndërtimin e shtëpisë së djegur, nga ana e AKMC.Sipas Celibashit, në kohën kur është zhvilluar takimi, Majlinda Angoni nuk ka qënë akoma kandidate për Kryetare Bashkie.
Ndërsa, në lidhje me denoncimin tjeter ndaj zj. Majlinda Angoni dhe Drejtores së Qendrës Shëndetësore Rrethina zj Edona Tafa, KQZ vendosi që janë konstatuar shkelje.
Ndërkohe vendimi për denoncimin e Organizatës “Qendresa Qytetare”ndaj z. Fatmir Juka, Drejtor i Galerisë së Arteve Shkodër, z. Xhemal Bushati, kandidati për kryetar i bashkisë Shkodër do të jepet në një moment tjetër, pasi përfaqësuesi I PD kërkoi kohë për të paraqitur pretendime e tyre.