OSHEE financon dergimin në Itali për kurim të dy punonjësve të aksidentuar pak ditë më parë në Shkodër ndërsa punonin për riparimin e defekteve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut.
Mësohet se OSHEE ka marrë përsipër dërgimin për ndërhyrje të specializuar jashtë vendit për 46 vjeçarin Afrim Halluni me funksion elektricist i linjave të tensionit të lartë dhe 30 vjeçarin Erion Hafizi me funksion operator në nënstacionin Shkodra 1.
Kompania e shpërndarjes do të mbulojë financiarisht dërgimin ditën e hënë të dy të lënduarve me avion special mjekësor drejt spitalit “Sant Eugenio” të Romës dhe kurimin në spital për djegiet që kanë pësuar.