Dy familje shqiptare që vuajtën në periudhën e komunizmit nga përndjekja dhe burgjet do jenë pjesë e librit “Të mos harrojmë: Kujtesa e totalitarizmit në Europë”, një libër praktik për nxënësit e shkollave të mesme europiane. Në këtë botim janë përfshirë historitë e Viktor Martinit nga Shkodra dhe familjes Merdani nga Korça mes historive të familjeve të tjera europiane që janë përndjekur nga regjimet në shtetet ku kanë jetuar. Jonila Godole që drejton Institutin për Demokraci dhe Kulturë që kontriboi në botimin e këtij libri i dorëzoi disa kopje ish të përndjekurit Vitor Martini.
Tobias Rutershoff nga fondacioni “Konrad Adenauer” që ka bashkëpunim me Institutin Shqiptar për Demokraci tha se lufta në Ukrainë është një shembull jo i mirë se si e shkuara mund të përsëritet.
Mungesa e historisë së diktaturës komuniste në shkollat shqiptare mbetet një problem shqetësues.
Për Viktor Martinin fakti që edhe pas 32 vitesh nuk ka muze për të përkujtuar vuajtjet e diktaturës dhe fakti që burgjet famëkeq të Spaçit apo Qafë Barit thuajse janë shkatërruar është për shkak të politikanëve shqiptar.
Botimi i dytë i librit “Të mos harrojmë” që do shërbejë për informimin e nxënësve të shkollave në gjithë Europën u mundësua nga Platforma e Kujtesës dhe Ndërgjegjes Europiane në bashkëpunim me Institutin shqiptar për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC).