Dy ekipet e Vllaznise ne volejboll, per meshkuj dhe per femra, e kane mbyllur me fitore fazen e dyte te kampionatit kombetar. Keshtu, ne javen e fundit te kesaj faze, djemte kuqeblu, te drejtuar nga trajneri Artan Kalaja, priten ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ekipin e Elbasanit, ku ne fund arriten ta fitojne te gjithe ndeshjen me rezultatin 3-1. Pas ndeshjes, trajneri i Vllaznise ne volejboll per meshkuj, Artan Kalaja, u shfaq i kenaqur me kete fitore.
Nga ana tjeter, edhe Vllaznia e volejbollit te femrave ka arritur ta mbylle me fitore fazen e dyte te kampionatit. Ky ekip fitoi pa shume veshtiresi ndaj Lushnjes me rezultatin e paster 3-0, ne nje ndeshje qe ka zgjatur me pak se nje ore. Megjithate, trajnerja e Vllaznise, Nora Deda, nuk ishte shume e kenaqur me disa nga volejbollistet e saj.
Pas kesaj jave, eshte mbyllur faza e dyte, duke ia lene tashme rradhen ndeshjeve te fazes se play-off, ku sipas formules se percaktuar me heret nga ana e Federates Shqiptare te Volejbollit, Vllaznise se meshkujve i takon te perballet me Studentin, ndersa ekipit te femrave me Barletin.