Një konkurs i shpallur për vepër të madhe është një tërheqje e fortë për një kompozitor, sepse ballafaqimi me gjinitë e mëdha të muzikës është sfida e vërtetë e çdo krijuesi në këtë fushë.

Por, jeta, vdekja, por edhe përjetësia e Skënderbeut tanimë do të jenë të jetësuara edhe në muzikën serioze shqiptare. Kjo falë konkursit mbarëkombëtar të krijimtarisë muzikore për vitin 2018, një traditë e munguar për krijuesit shqiptarë prej 30 vitesh, ku nga tre garues u përzgjodhën dy fitues.

Në zhanrin e muzikës skenike u vlerësua me çmim opera Opera Solemne – Skënderbeu Kryezoti i Arbërit me libret të Theofan Stilian Nolit dhe Vasil S. Toles.

Unë zgjodha gjininë e operës, se çmoj se ende nuk kemi një vepër të madhe për Skënderbeun, ku Skënderbeu të jetë personazhi kryesor i saj, jeta e tij edhe përjetësia. Prandaj gjeta një strukturë mjaft interesante të operës solemne.

Ndërsa, fituesi tjetër në zhanrin e muzikës skenike balet “Eho Skënderbejane” me libret të Petrit Rukës ishte Fatos Qerimaj.

Libreti i veprës “Eho Skënderbejane” është punuar nga poeti Petrit Ruka, i cili në bashkëpunim me mua, ndërtuam një koncept të kësaj vepre, që nuk ka të bëjë me bëmat e Skënderbeut nga ana figurative, por nga ajo jehonë pozitive që ka dhënë Skënderbeu për shqiptarët, edhe të ndihemi pak Skënderbe.

Rreth nëntë muaj sakrificë, profesionalizëm dhe hulmutim. Por, sërish në konkurs morën pjesë vetëm 3 artistë, situatë kjo që rrjedh nga politikat shtetërore të ndjekura ndër vite.

“Unë nuk do të thoja që kemi një vakum të madh, sepse tendenca ka pasur, por vepra të certifikuar në këtë mënyrë institucionale, pothuajse nuk kemi.

Është shumë e rëndësishme, sigurisht që konkursi duhet të ishte edhe më i fuqishëm me pjesëmarrjen e kompozitorëve, por unë mendoj se konkursi i ka vënë kompozitorët përpara një përgjegjësie.

Mendoj se nga vitet ’90 deri sot kemi vepra shqiptare bashkëkohore, por në skenë nuk janë. Kemi një klimë të re, për të cilën auditori është i interesuar që ta dëgjojë”.- shpreh Qerimaj.

Fakti që kishte pak kompozitorë është një fakt me dy anë, së pari është që sfida për të përballuar me këto vepra është e madhe, kërkon kohë, impenjim edhe profesionalitet. Jemi pak, edhe kompozitorët numërohen me gishtat e dorës, për t’u angazhuar për këto projekte nevojiten politika shtetërore.

Kompozitori i ri Jetmir Zaganjori u vlerësua me çmim inkurajues. Dy çmimet e para u vlerësuan me 3 mln lekë, ndërsa juria që përzgjodhi fituesit përbëhej nga Thomas Simaku, Nicole LeFanu dhe Pedro Amaral. Simaku shpreh emocionet e tij, për këtë përfaqësim dinjitoz të veprave muzikore.

Fjalën e tha vet muzika, por për mua ka qenë një nga mbrëmjet më të bukura. Ne ishim të një mendimi unanimisht edhe me anëtarët e tjerë të jurisë, që veprat që u dëgjuan janë vepra dinjitoze. Edhe për këtë jam i gëzuar që në këtë vit të Skënderbeut do të pasurohet repertori i veprave muzikore serioze.

Pas përfundimit të restaurimit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit (2020) veprat që u përzgjodhën fituese në këtë konkurs do të shohin dritën e skenës.

Artikulli paraprakU KAP PA DOKUMENTA NGA POLICIA ANGLEZE, HUMB JETËN TRAGJIKISHT SHQIPTARI
Artikulli tjetërAKSIDENT NË QENDËR TË TIRANËS, MAKINA PERFUNDON NË TROTUAR