Dy godina të konvikteve të Universiteti Bujqësor të Tiranës u hodhën sot në tokë me shpërthim të kontrolluar.
Sheshimi i këtyre objekteve bëhet pasi ishin dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntoprit dhe paraqesin rrezik për banorët që ishin strehuar në to.
Më herët një tjetër godinë është shembur po me shpërthim të kontrolluar, ndërsa të tjera me fadroma.
Këshilli bashkiak i Tiranës ka vendosur për shembjen e 10 konvikteve të Univesitetit Bujqësor të Tiranës.
Konviktet e Universitetit Bujqësor të Tiranës janë ndërtuar rreth vitit 1960.
Gjatë periudhës komuniste brenda tyre kanë jetuar studentë, ndërsa pas amortizimit, u strehuan familje.