Një operacion i madh antidrogë është zhvilluar në ujërat greke, pasi dy gomone që dyshohet se ishin nisur nga Shqipëria, kanë tentuar të futet në ujërat turke.

Dy gomonet janë pikasur fillimisht nga rojet bregdetare turke të cilët i kanë ndjekur nga pas, por pa sukses. Në ndihmë të tyre erdhën edhe 10 anije greke, një avion dhe një helikopter i FRONTEX, të cilët bënë të mundur kapjen e njërës prej gomoneve.

Në pranga ranë tre persona, ku referuar mediave greke, dy nga të arrestuarit janë shqiptarë dhe një tjetër italian.

Në operacionin e policisë greke raportohet se ka pasur edhe të shtëna. Ndërkohë vijojnë kërkimet për gjetjen e gomones së dytë.

Snajperistet nga helikopteri kanë goditur disa herë por gomonia vazhdon të lundrojë.
Mediat greke raportojnë se po punohet për kapjen e gomones tjetër.

Artikulli paraprakTRYEZA E OSBE/ AMBASADORI GJERMAN: HAPI I DUHUR, PALËT DIALOG ME REZULTATE KONKRETE
Artikulli tjetërKATËR SHTETET BALLKANIKE TË BE KËRKOJNË HAPJEN E NEGOCIATAVE PËR SHQIPËRINË DHE MAQEDONINË E VERIUT