Dy pronare qensh, njëra 27 dhe tjetra 51-vjeç, u përfshinë në një përleshje, e cila kulmoi kur njëra nga gratë kafshoi tjetrën.

Ngjarja ndodhi në landin e Tyringjisë, në lindje të Gjermanisë.

Shkak i sherrit ishte sipas policisë sjellja e 51-vjeçares ndaj qenit të saj, e cila sipas 27-vjeçares nuk ishte korrekte.

Sipas njoftimeve 27-vjeçarja kishte dalë për të shëtitur qenin e saj, kur pa 51-vjeçaren e cila po e godiste qenin e saj, që nuk po i bindej.

Gruaja 27-vjeçare filloi ta shante 51-vjeçaren dhe t’i kërkonte llogari se i kishte goditur qenin. Më pas pasoi një sherr gjatë të cilit dy pronaret e qenve përfunduan duke u goditur njëra-tjetrën.

Gjatë përleshjes, mësohet se e moshuara u rrëzua dhe e kafshoi 27-vjeçaren në pulpë. Ajo ia nguli e dhëmbët aq for sa i shkaktoi plagë.

Gratë do të përballen tani me ligjin nën akuzën për lëndim fizik./DW

Artikulli paraprakÇFARË PRESIN NJERËZIT NGA VITI 2022? JA ÇFARË THOTË SONDAZHI
Artikulli tjetërRRETH 21 MILIONË EURO! DËMET NGA AKSIDENTET KALOJNË EDHE PERIUDHËN PARA PANDEMISË