Grupi i Partisë Socialiste ka vendosur që brenda kësaj jave të zhvillohen dy seanca në Kuvendin e Shqipërisë.

E para do të jetë ditën e enjte, ku parashikohet që të rrëzohet dekreti i Presidentit Meta për buxhetin, i cili e riktheu për shqyrtim për të reflektuar kërkesat e studentëve.

Ndërsa seanca e dytë do të zhvillohet ditën e premte për vettingun në politikë. Nisma e PD është rrëzuar nga Komisioni i Venecias, ndërsa të premten pritet që të rrëzohet edhe drafti i PD-së që u depozitua në Kuvend në datë 7 shtator.

Ende nuk dihet nëse PD dhe LSI do të marrin pjesë në seancën e ditës së enjte.

Artikulli paraprakMETA NOSTALGJIK: SI SOT 51 VITE MË PARË, ARRITËM REZULTAT HISTORIK
Artikulli tjetërGUR I ZI, NXËNËSIT BOJKOTOJNË MËSIMIN