Një 42-vjeçar, banues në Laç, i shpallur në kërkim një vit më parë për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake” dhe “Kanosja” është arrestuar nga policia e Bulqizës.

Kapja e shtetasit me iniciale B.O është bërë në orët e para të mëngjesit në qytetin e Bulqizës.

Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur me 24.04.2018, në fshatin Mishter, Klos. Ai ka kanosur me armë shtetasin Ari Hoxha. B.O kishte shkuar për të sqaruar një konflikt mes Ari Hoxhës me bashkëjetuesen e tij, E.N 16 vjeçe, e afërme e tij.

Shtetasit e mësipërm kanë debatuar me njëri- tjetrin dhe brenda në banesë shtetasi B.O, ka kanosur duke qëlluar një herë me armë zjarri, dhe është larguar, sapo ka parë policinë.
Vetëm një muaj më vonë, Ari Hoxha, do të vetëvritej në situatë të rënduar psikologjike, pasi kishte shkuar në shtëpinë e bashkëjetueses për të vrarë krushqit.

Në ngarkim të shtetasit B.O, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur si masë sigurimi “Arrest në burg”, për veprat penale të “Mbajtja pa leje e armëve luftarake” dhe “Kanosja”.

Gjithashtu po në ngarkim të këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, ka vendosur si masë sigurimi “Arrest në burg”, për të njëjtat vepra penale, pasi më datë 03.08.2019, në aksin rrugor Milot-Laç, ka kanosur me armë një shtetas, duke i dëmtuar gomat e automjetit.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Dibër veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË KRYQËZIMIN E KRYEBUSHATIT, PLAGOSET DREJTUESI I MOTORIT
Artikulli tjetërU ARRESTUA PËR FAJ TË LUL CAKËS, LIROHEN NGA PARABURGIMI DREJTORI I BURGUT TË KOSOVËS