Këngëtarja Sheila Haxhiraj dhe modeli Kledi Hysa janë kapur përsëri mat duke u puthur dhe përqafuar në sheshin “Skënderbej”. Kjo nuk është hera e parë ku dyshja janë parë së bashku. Disa ditë më parë në rrjet u shfaq një video e çiftit në Shkodër.

Ish-konkurrentët e “Big Brother VIP”, duket i kanë ruajtur marrëdhëniet më njëri-tjetrin dhe mbas daljes nga shtëpia, shpesh kanë bërë dhe video live në Instagram, ku komentojnë rreth ngjarjeve që ndodhin në brenda shtëpisë.

Historia e Kledit me modelen gjermane, Haula-n, bëri një bujë të madhe në rrjet. I ftuar në “FunClub” ai ka folur rreth situatës:

“Unë vazhdoja me Haulën, pata atë gjendjen dhe më ka ndihmuar sepse e pashë çfarë karakteri ka. Janë rrethanat të gjitha bashkë. Nuk kam shkuar në “Big Brother” që të kthjellohem, thjesht më ka ndihmuar. Kur të shkoj në Austri e ta takoj, do flas me të se ka nevojë dhe ajo. Do ishte fake po të thoja që jam me të ose të shoh mos gjej ndonjë femër në Shqipëri, jo. Femra ka gjithmonë nevojë për respekt dhe e vlerësoj kaq shumë. Haula, si njeri, e vlerësoj shumë dhe meriton edhe ajo respektin e vet.”

Deri më tani, nuk kemi ende asnjë konfirmim nga dyshja nëse kanë nisur të kenë një romancë bashkë apo jo por kjo mbetet për tu parë.

Artikulli paraprakSHFRYTËZONTE BASHKËSHORTEN PËR PROSTITUCION, PRANGA 26-VJEÇARI. ARRESTOHET 70-VJEÇARI QË GJENTE KLIENTË
Artikulli tjetërU KAP ME 6 PAKO ME DROGË DHE KOKAINË, 10 MUAJ BURG PËR SHQIPTARIN