Per te 7-tin vit radhazi, sheshi i Lezhes kthehet ne qendren festive te veres. “Feste n’shpi” e konceptuar si nje moment argetimi per te gjithe banoret, emigrantet e kthyer prane familjeve te tyre dhe vizitoret e shumte nisi mbreme dhe per dy jave çdo nate mijera njerez shijojne aktivitetet e shumta ndersa takohen ndermjet tyre.

Per ata qe e shijuan naten e pare, nje feste e tille e kthyer tashme ne tradite eshte dicka e bukur per qytetin, por qe perjetohet me se shumti nga emigrantet dhe vizitoret.

Artiste vendas e shume te ftuar do te ngjiten cdo nate ne skenen e vendosur ne sheshin “Gjergj Kastrioti” per te kulmuar me 15 gusht, Diten e Shtegtarit, nje feste qe u dedikohet teresisht emigranteve. Kjo eshte menyra qe ka zgjedhur Bashkia e Lezhes per te krijuar nje atmosfere verore ndryshe ne kete qytet dhe per te gjalleruar mbremjet e tij.

Artikulli paraprakINVESTIMET ME BUXHETIN E BASHKISË LEZHË
Artikulli tjetërAKSIDENT NË SHKODËR, AUTOMJETI PERPLAS 11-VJEÇAREN