Dy karburantë grabiten brenda 2 orësh: një në Krujë tjetri afër Rinasit
Dy karburante janë bërë prej e grabitjeve brenda 2 orëve pas mesnatës së 30 tetorit 2016. Personat me maska dhe me armë kanë kërcënuar punonjësit dhe kanë marrë lekët e xhiros në një rast, ndërsa në rastin tjetër kanë grabitur kasafortën. Të dy karburantet të cilat u bënë pre e grabitjes ishin të vendosura në rrugë nacionale. Grabitja e parë është shënuar rreth orës 01: 10 minuta në rrugën nacionale Krujë- Krastë. E dyta u shënua në autostradën Tiranë – Durrës rreth orës 03: 12 minuta. Për të dy grabitjet policia informon se po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve. Grabitja nr 1 – Rreth orës 01:10, në rrugën nacionale Krujë-Krastë, tre persona të maskuar dhe me armë kanë kërcënuar punonjësit e një karburanti ku i kanë marrë lekët e xhiros, rreth 10 000 lekë. Autorët janë larguar më një mjet tip Audi A 3, ngjyrë gri e errët, me targa AA 771 JG. Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivat e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Tjetër grabitje është shënuar gjatë orëve të natës duke u gdhirë 31 tetori. Këtë herë në rrugën nacionale Krujë-Krastë. Tre persona të maskuar dhe me armë kanë kërcënuar punonjësit e një karburanti ku i kanë marrë lekët e xhiros, rreth 10 000 lekë. Autorët janë larguar më një mjet tip Audi A 3, ngjyrë gri e errët, me targa AA 771 JG. Grabitja nr 2 – Rreth orës 03:12, në Autostradën Tiranë – Durrës, tek mbikalimi i Rinasit, dy persona (me çorape në kokë), janë afruar tek një karburant, me një automjet, ku njëri nga dy personat dyshohet të ketë pasur armë zjarri. Punonjësi i karburanti sapo ka parë dy personat të zbresin nga mjeti është larguar me vrap. Duke përdorur mjete të forta kanë arritur të marrin Kasafortën e kësaj pike karburanti, ku në bazëtë dëshmive në brendësi të saj ka patur xhiron e dy ditëve, shumë rreth 1.000.000 lekë. Nga hetimet paraprake dyshohet se janë larguar në drejtim të Durrësit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre kriminale.