Kategorive përfituese të fondit të dëmshpërblimit të ish-të përndjekurve politik në vend. Kryetari I kësaj shoqate për qarkun Shkodër Zenel drangu bën të ditur se listës I shtohen edhe 120 persona të cilët bëjnë pjesë në kategoritë e të vdekurve gjatë procesit të hetuesisë dhe të sëmurët mendor të cilët kanë vuajtur gjatë regjimit komunist.
Kryetari Drangu shton se pavarësisht punës që qeveria po bën për vlerësimin e kërkesave të shoqatës, një punë po kaq e mirë duhet të bëhet edhe me 3600 dosjet e vonuara.
Këstet e katgorive përfituese të ish- të përndjekurve politik po shpërndahen me ritme të ngadalta nga qeveria për shkak të burokracive të vendosura kryesisht në kohë pandemie.