Dje gazetaret e Shkodres , ato te karrieres, pioneret e zanatit por edhe gazetaret te cilet jane pjese aktive e medias ishin mbledhur ne nje ceremoni te veçante te ndarjes se çmimeve Hamit Boriçi.
Nje moment emocionues per ato qe u vleresuan por pati dhe momente kur fjalet mezi nxirreshin , mbesnin ne gryke dhe syte mbusheshin me lot.
Ka qene gazetarja Elijona Shkreli e cila ka zgjedhur qe çmimin tia dedikoje atij qe te gjithe ne e kemi njohur si daja i gazetareve , Nexhat Rakaj. Ai u nda nga jeta pak kohe me pare por mungesa e tij ndihet ne punen tone çdo dite.
Mungon njeriu aktiv dhe me zemer te madhe , i cili nuk njihte lodhje e as hatermbetje, i kudondodhur me motorin si shokun e pandare , ne njeren dore kameren e ne tjetren cigaren qe harronte se kur i ndizej e kur i shuhej.
E nga ana tjeter gazetari Klodian Zhivani , foles ne Tv1 Channel dhe korespondent ne Top Channel tha se çmimi Hamit Boriçi mbart nje vlere te madhe familjare pasi i dedikohej xhaxhait te tij. Keto fjale te thena mes lotesh kane sjelle ne memorie mungesen e nje kolegu te rralle si Mejdan Zhivani, bashkepunues dhe buzagaz perhere.
Jane dy mungesa te parakohshme qe media ne Shkoder nuk do donte asnjehere ti perjetonte por sot ndajme me ju respektin me te madh per figuren dhe kujtimin e tyre! eetimes