Një konflikt mes dy të rinjve kusherinj me njëri tjetrin në Mirditë, përfundoj me plagosjen e të dyve.Ngjarja ndodhi paraditen e së premtes në qytetin e Rrëshenit, ku sipas policisë shtetasit Napolon Gjoka 19 vjeç dhe Kledi Kaçi 20 vjeç janë konfliktuar, ku në debat e siper kanë plagosur me thikë njëri – tjetrin. Si pasojë e dëmtimeve fizike te marra, dy të rinjtë u dërguan me urgjence në Spitalin e Mirditës, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten.

Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbradhjen e rrethaneve të konfliktit që paraprakisht mendohet të ketë ndodhur për motive të dobëta ende të paqarta.

Artikulli paraprakBARDH SPAHIA: TRADITAT E QYTETIT TONË KANË QËNË NDËR RRJEDHAT E SHEKUJVE TË MBUSHURA ME MESAZHE VËLLAZËRIE
Artikulli tjetërFITER BAJRAMI NË BOTË, MYSLIMANËT MES LUFTËRASH E DHIMBJE