Dy lëkundje tërmeti janë ndjerë njëra pas tjetër në Kukës dhe në Dibër.
Lëkundje tërmeti me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter u ndjenë në Kukës, ndërsa epiqendra ishte 18 kilometra nga Kurbneshi. Lëkundjet nuk kanë shkaktuar dëme, ndërkohë që nuk janë ndjerë shumë në qytet.
Ndërkohë pak më vonë, një tjetër tërmet u ndje në Dibër, i shkallës 4.6 Rihter, ndërsa epiqendra ishte në Arrë-Mollë.