Figura e Kapidanit të Mirditës Mark Gjon Markaj dhe familjes së tij e persekutuar nga regjimi komunist erdhi e plotë e botuar në dy libra përmes studimeve të disa prej emrave më të njohur akademik. Libri i parë “Kulla e Rezistencës” është botuar nga vajza e Kapidanit, Bianca Gjonmarkaj e cila thotë se historia e familjes së saj është historia e Shqipërisë.

Ndue Oroshi, kryetar i shoqatës “Trojet e Arbrit” botoi librin “Kapidan Mark Gjon Marku” duke thënë se është një prej emrave të të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë gjatë luftës së dytë botërore duke mbrojtur Shqipërinë si dhe duke marrë pjesë edhe në luftën e Kosovës.

Një prej kushërinjve të Kapidanit të Mirditës Artan Gjonmarku me keqardhje tregon se historia e kësaj figure por edhe e komunizit ende nuk është studiuar sa duhet dhe është e pafalshme që mungon në tekstet shkollore.

Këto dy libra për figurën e Kapidanit të Mirditës Mark Gjon Markaj do të vijojnë që të promovohen edhe në qytete të tjera të Shqipërisë dhe Kosovës si dy botime të rëndësishme për historinë tonë.

Artikulli paraprak“NË EMËR TË POPULLIT”, EKSPOZITA E HELIDON HALITIT
Artikulli tjetërPLAGOSJA NË VELIPOJË, IDENTIFIKOHET DHE SHPALLET NË KËRKIM 25-VJEÇARI