Tre automjete janë përfshirë në një aksident në aksin Fushë Krujë-Vorë, mbrëmjen e sotme. Për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.

Fillimisht janë përplasur, mjeti tip “Mercedes” me targe AA 699 AR me “Pasatt-in” me targe AA 008 DB, ndërsa një qytetar i cili është afruar për të parë aksidentin i ka prerë rrugën një makine tip Renault AA 285 PX, e cila po udhëtonte në drejtim të Fushë-Krujës.

Si pasojë janë plagosur shtetasi R.Z, këmbësori dhe B.K pasagjere në mjetin tip “Benz”. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Me datë 11.10.2021, në aksin rrugor Ura Gjoles-Fushë Krujë, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin G. X., është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin F. K. Një familjar i njërit prej mjeteve të aksidentuar ka tentuar të afrohet në vendngjarje dhe është askidentuar nga një tjetër mjet me drejtues shtetasin Gj. U.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar këmbësori shtetasi R. Z., dhe pasagjerja që ndodhej në mjetin tip “Benz”, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakÇIFTI ARRESTOHET PASI DYSHOHET SE FOTOGRAFOI SHTËPINË E PRESIDENTIT
Artikulli tjetërSPAK ZBULON SKEMËN FINANCIARE TË PASTRIMIT TË PARAVE, SEKUESTROHEN MBI 18 MILIONË EURO