Një aksident i shënuar pasditen e sotme për pak sa nuk i morën jetën një gruaje 39 vjeçare që po ecte anash rrugës. Aksidenti, tha policia ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin, pranë fshatit Broshkë.

Në aksident janë përfshirë dy mjete; “Citroen” me targa AA 805 Ç, drejtuar nga shtetasi R.R., 69 vjeç, banues në Kavajë dhe një “Opel” me targa AA 815 HO, drejtuar nga shtetasi Z.K., 48 vjeç. Si pasojë e devijimit të mjetit, ‘Opeli’ ka përplasur një këmbësoren me iniciale M.Xh., 39 vjeçe. Policia ndodhet në vendngjarje, po kryen veprimet hetimore.

Artikulli paraprakALARM PËR EKSPLOZIV NË NJË AUTOMJET, POLICIA RRETHON ZONËN
Artikulli tjetërPËRFSHIHET NGA FLAKËT FABRIKA E PRODHIMIT TË KËPUCËVE