Një aksident përballë spitalit rajonal të Shkodrës mund t’i kishte marrë jetën shtetasit me inicialet P.D rreth 65 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në orët e paradites në afërsi të spitalit kur dy makina në ecje e sipër e kanë përplasur 65 vjeçarin duke i shkaktuar dëme në trupin e tij.

I aksidentuari menjëherë është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës teksa është transportuar me barrelë duke patur favor afërsinë e spitalit me vendin e ngjarjes. Pasi ka marrë ndihmën e shpejtë burime pranë spitalit bëjnë me dije se shtetasi P.D është jashtë rrezikut për jetën por ka dëmtuar pjesë të ndryshme të trupit. Edhe pse 65 vjeçari po ecte me biçikletë me një shpejtësi jo të madhe, çuditërisht një mjet tip Sharon me ngjyrë blu me targë AA 569 MK dhe një mjet tip audi me targë AA 242 BY e kanë e zënë në mes të dy makinave duke e aksidentuar. Burime pranë policisë vendore të Shkodrës bëjnë me dije se të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje mbi këtë aksident që për pak i mori jetën 65 vjeçarit. Edhe njëherë tjetër të tilla aksidente nuk tregojnë gjë tjetër veçse nevojën immediate që qyteti i Shkodrës ka , sidomos në akset kryesore të tij për të patur të veçuar korsinë e biçikletave si e vetmja mënyrë për të shmangur aksidentet. Shpesh herë edhe shoqata të ndryshme kanë bërë apel por deri më tani ende nuk ka një zgjidhje për korsitë e biçikletave edhe pse Shkodra e ofron me shumë se kushdo për shkak të terrenit fushor që ka. Nga ana tjetër mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor dhe trafiku i rënduar herë pas here sjellin të tilla aksidente.

Artikulli paraprakDUSHAJ NË POLICINË E TIRANËS : NUK PENDOHEM PËR KRIMIN
Artikulli tjetërRESHJET E DËBORËS, SITUATA NË BASHKINË SHKODËR NËN KONTROLL