Një kamion i ka ndërprerë rrugën një kamionçine në qytetin e Vlorës duke bërë që kjo e fundit të përmbyset bashkë me dy personat që ishin në mjet.
Dy personat e kamionçinës janë plagosur rëndë dhe janë duke marrë mjekimin e nevojshëm në Spitalin Rajonal të Vlorës. Shoferi i kamionit që bllokoj rrugën është marrë në pyetje nga policia e Vlorës për të zbardhur të plotë shkaqet e aksidentit. Nje tjeter aksident ka ka ndodhur në Gramsh, në aksin Bratilë-Moglicë.
Një Fuoristradë me targa AA 704 SL është kthyer përmbys.Nuk raportohen te lenduar.