Gjatë 24 orëve të fundit u finalizuan në Mirditë dhe Lezhë dy operacione të koduara“Procesi”dhe “Furia” për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit dhe prodhimit të kanabisit

Vihen në pranga 5 shtetas.

Sekuestrohet 200 kilogramë kanabis

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër”, bazuar dhe në informacionet marra në rrugë operative se në fshatin Shtuf, Mirditë dhe në fshatin Gjobardhaj, Lezhë, disa persona kishin përshtatur magazinat për tharje dhe përpunim të kanabisit, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mirditë dhe Lezhë , organizuan dhe finalizuan dy operacione policore.

1- Në kuadër të operacionit “Procesi” në fshatin Shtuf, njësia administrative Kaçinarë, Mirditë, pasi gjatë kontrollit në një banesë të pabanuar u gjetën qindra bimë në proces tharje me peshë totale 108 kilogramë kanabis.

Në vijim të operacionit , u arrestuan në flagrancë shtetasit:

P.Ç. 27 vjeç, A.M, 39 vjeç, P.M, 71 vjeç, dhe M.M, 67 vjeç, banues në Balldre, Lezhë, Kaçinar, Mirditë, të dyshuar si autorë të kultivimit dhe prodhimit të kanabisit që u gjet në proces tharjeje.

2-Ndërsa në kuadër të operacionit “Furia” në fshatin Gjonbardhaj, Kashnjet, gjatë kontrollit të ushtruar në një stallë bagëtish, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 92 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. M. 46 vjeç, banues në Shkodër.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këto dy raste të veprimtarisë kriminale të kultivimit dhe prodhimit të kanabisit

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakLEKSIKOGRAFIA SHQIPE E VITEVE ’30-‘40
Artikulli tjetërKOPSHTET, GARA ME BIÇIKLETA PËR FËMIJËT