Opozita shqiptare zhvilloi sot për mbi dy orë një protestë në katër akse kryesore që të sjellin në Tiranë duke i bllokuar. Mosbindja civile e opozitës nisi në orën 10:00 dhe zgjati deri në orën 12:20 minuta,
ndërsa u bllokuan akset; rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan, rrethrrotullimi në Çermë, rrethrrotullimi Milot dhe në Vorë.
Pas Elbasanit edhe në Milot protestuesit e opozitës kanë djegur goma në rrugë. Flamur Noka deklaroi se protesta do të vijojë deri në largimin e Edi Ramës. “Mosbindja civile sapo ka nisur. Do të qëndrojmë këtu deri sa të rrëzojmë Edi Ramën” deklaroi ai.
Në Milot protestuesit e opozitës janë përplasur edhe me policinë pas bllokimit të rrugës kryesore. Policia nuk ka lejuar që të bllokohet rruga, ndërsa protestuesit kanë reaguar. ‘Hajde na arrestoni në darkë” ishin thirrjet e protestuesve.
Ndërsa Flamur Noka e cilëson si provokim reagimin e policisë. “Ia kam komunikuar policisë. Ky është provokim që bën policia, Edi Rama ka uzurpuar shtetin” tha Noka.
Ndërsa Bardh Spahia shtoi ‘protesta është paqësore dhe policia të mos provokojë”. Ndërkohë që pas disa momenteve tension, situata është qetësuar
Pas perfundimit te protestes, opozita ka paralajmeruar se kjo nuk do te jete e fundit kunder nje qeveria oligarke totalitare dhe kriminale.