Kreu i PD, Lulzim Basha ka mbajtur sot një takim 2- orësh në kuadër të procesit të negocimit dhe konsensusit për Reformën Zgjedhore.

Basha priti sot në takim Kryemadhin, Idrizin dhe Mediun teksa diskutuan për marrëveshjen që mund të arrihet. Dje kreu demokrat tha se vetëm një çështje ka mbetur pa u zgjidhur, depolitizimi i administratës zgjedhore.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim tha dje se topi tashmë është në fushën e Bashës dhe pritet vetëm vendimi i tij për të arritur konsensusin në Këshillin Politik dhe për finalizimin e Reformës Zgjedhore.

Palët politike thyenë më 31 maj afatin e vetëdakordësuar dhe prej 4 ditësh janë 3 ambasadorët, Yuri Kim, Duncan Norman dhe Luigi Soreca që po tentojnë të bindin palët për një marrëveshje.

Sipas deklaratës së djeshme të Kim, marrëveshja është shumë afër dhe ngërçi mbetet vetëm tek depolitizimi i administratës zgjedhore pasi mazhoranca dhe opozita paraqesin skena të ndryshme por vendimin e merr sipas saj Lulzim Basha.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË LEZHË, DEL NGA RRUGA MAKINA E POLICISË, ME SHPEJTËSI TË LARTË NDIQTE NJË TË KËRKUAR
Artikulli tjetërFABRIKË DROGE BRENDA APARTAMENTIT, ARRESTOHET 19-VJEÇARI SHQIPTAR NË ANGLI ME ‘BIZNESIN’ 30 MIJË PAUNDËSH