Rastet ku personat tentojnë t’i japin fund jetës janë në rritje.
Vetëm gjatë ditës së sotme (9 gusht) një 65-vjeçare nga Fieri i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ballkoni, ndërsa një i ri në Korçë ka mbetur i plagosur pasi u hodh nga kati i 5-të i pallatit.
Policia thotë se gruaja 65-vjeçare “Sot rreth orës15:35, në lagjen “1 Maji” Fier, 65 vjeçarja V.B dyshohet se është hedhur nga ballkoni i shtëpisë dhe ka ndërruar jetë”.
Ndërsa policia e Korçës sqaron se “Më datë 09.08.2019, në lagjen nr.4, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte, shtetasi P.N, rreth 24 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Korçë në gjendje të rëndë shëndetësore”.