Policia e Korçës ka sekuestruar një sasi prej 1.2 kg kanabis si edhe sasi monetare në lekë, euro, dollarë dhe paund britanikë.

Ndërkohë në pranga janë vënë dy shtetas, I.Dh 36 vjeç dhe F.A 35 vjeç, të cilëve iu sekuestrua droga.

“Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në fshatin Bregas, Maliq, ndaj automjetit tip “Audi A3” me drejtues shtetasin I.Dh., dhe pasagjer shtetasin F.A, gjetën të fshehur në pjesën e prapakolpit të tij një sasi prej 1,2 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, si edhe sasi monetare, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

Artikulli paraprakVIJNË ME ÇANTA BOSH DALIN PLOT, KAMERAT ZBULOJNË HAJDUTËT E ATLETEVE FIRMATO
Artikulli tjetërHETIMET: SI KËRCËNONIN KAPOT E ULTRASVE KLUBIN E JUVENTUSIT