Një roje karburanti ka rënë pre e vjedhjes me dhunë gjatë natës.

Policia e Durrësit bën me dije se në lagjen Nr.13, Durrës, rreth orës 03:20 të mëngjesit, dy persona të paidentifikuar me kapuçin e xhupit të vendosur në kokë dhe nën kërcënimin e një shkopi bejsbolli kanë arritur t’ i marin me dhunë rojes së një karburanti shumën 2 000 lekë të reja, që i kishte me vete. Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre.

Artikulli paraprakGRUSHTA AVOKATIT, ARRESTOHET I RIU NË DURRËS
Artikulli tjetërVOTUES PËR HERË TË PARË, NË BUSHAT